Gjendja dhe njoftimet
Ikonat në shiritin e gjendjes ju informojnë për ngjarjet si p.sh. për mesazhet e reja dhe
njoftimet e kalendarit, për aktivitetet në vazhdim siç janë shkarkimet e skedarëve si dhe
për informacionin e gjendjes siç është niveli i baterisë dhe fuqia e sinjalit. Mund të tërhiqni
poshtë shiritin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimeve dhe të trajtoni njoftimet tuaja.
Gjithashtu, mund të përshtatni ikonat dhe njoftimet duke përzgjedhur se cilat ikona të
sistemit të shfaqen në shiritin e gjendjes dhe duke përzgjedhur aplikacionet që u lejohet
dërgimi i njoftimeve.
21
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hapur ose për të mbyllur panelin e njoftimeve
Për të vepruar pas një njoftimi
•
Trokitni lehtë mbi njoftimin.
Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të pastruar të gjitha njoftimet nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi
Pastro.
Drita e njoftimeve
Drita e njoftimeve ju informon për gjendjen e baterisë dhe disa ngjarje të tjera. Për
shembull, drita e bardhë vezulluese do të thotë se ka një mesazh të ri ose një telefonatë
të humbur.